Shqyrtimet më të reja për situatën me ndotjen e ajrit në mjediset urbane në Maqedoni dhe përcaktimet dhe mundësitë për parandalimin e këtij problemi u prezantuan në Konferencën e sotme të dytë shkencore për ndotjen e ajrit e cila u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili mori pjesë në Konferencë, theksoi se kjo është një mundësi për atë si kryetar të Kuvendit t’i konfirmojë përcaktimet e tij se institucioni me të cilin kryeson se do të mbështesë aktivitete për përballje me problemin, por edhe se do të jetë i hapur për debate të tilla dhe të ngjashme të cilat do t’i hapin institucionet e tjera dhe qytetarët.

“Republika e Maqedonisë është nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit që ka të bëjë me masat për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe kjo duhet të jetë në rend dite të ratifikimit në njërën prej seancave të ardhshme të Kuvendit”, tha Xhaferi.

Në tribunë mori pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor Jani Makraduli. Ai theksoi se Qeveria e ngre shkallën e luftës kundër ndotjes së ajrit dhe në përgjithësi ndotjen në nivel më të lartë me formimin e grupit qeveritar ndërdikasterial në të cilin marrin pjesë përfaqësues të të gjitha ministrive, por edhe institucione të tjera, si dhe organizata joqeveritare, që kjo luftë kundër ndotjes së ajrit të jetë në bazë të fakteve shkencore, të mbështetur me argumente dhe të thyhen mitet rreth kësaj.

Të gjitha këto aktivitete edhe nga grupi i punës në bashkëpunim edhe me autoritetet në nivel lokal dhe qendror, si dhe sektorin e biznesit, shkencës dhe individëve, tha, duhet të jenë aktivitete të përditshme dhe prezantimi të bëhet politikë dominuese, e jo si deri më tani problemi i ndotjes dhe zgjidhjes së tij të shqyrtohet në periudhën e dimrit kur ai është edhe më i madh.

“Ne i mbështesim të gjitha aktivitetet kundër ndotjes së ajrit dhe prandaj në masat dhe rekomandimet përfshijmë edhe propozime nga sektori joqeveritar, ndërsa ne si Ministri dhe Inspektorat për mjedis jetësor do të tentojmë me kontrolle gjatë natës në terren, në investime në trajtimin e mbeturinave të ndihmojmë në këtë drejtim”, tha Makraduli.

Konferenca ishte në organizim të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko vetëdije nga Shkupi, ndërsa financiarisht e mbështetur nga Ambasada gjermane në Maqedoni.