Konferencë e titulluar “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksion modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?” do të mbahet sot në organizim të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Transparenca Maqedonia (TM).

Në konferencë, fjalim do të ketë Drago Kos, kryetar i grupit punues i Organizatës për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik (OECD) për mitmarrje në marrëdhënie afariste ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Komisionit antikorrupsion në Slloveni.

QMBN do t’i prezantojë rezultatet nga ndjekja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2017.

TM do ta prezantojë analizën e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe Ligjit për parandalimin e përplasjes së interesave dhe rekomandimeve për përmirësimin e kornizës institucionale dhe ligjore, të përgatitur nga Vanja Mihajllova, ish anëtare e KSHPK-së.

Qëllimi i konferencës është që të hapet diskutim për funksionin e deritanishëm të KSHPK-së në zbatimin e politikave antikorrupsion dhe luftën kundër korrupsionit dhe nevojës nga ndryshime të modelit të Komisionit si trup parandalues antikorrupsion.

Konferenca është pjesë e projektit “Ndjekje e punës së Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit” që e zbaton QMBN, ndërsa financiarisht i mbështetur nga Ambasada britanike në Maqedoni.