Ligjërues nga Austria, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Britania e Madhe, Maqedonia, Polonia, Serbia dhe Suedia, në formë të TED fjalimeve do të ndajnë rrëfime inspiruese për atë se si bizneset e tyre kontribuojnë për krijimin e bashkësisë më të mirë, në kuadër të Konferencës për inovacione sociale, që për herë të dytë po mbahet në Shkup.

Organizatori i konferencës, Kristian Milevski nga “Social Impact Lab”në hapje tha se Shkupi dhe Maqedonia sot janë qendra e inovacioneve sociale dhe sipërmarrësisë sociale.

Конференција за социјални иновации  1

Klimentina Ilievska nga Asociacioni për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik” theksoi se konferenca zhvillohet gjatë kohës kur shohin vullnet të fuqishëm politik që të bëhet eko sistem përkatës për zhvillim të sipërmarrësisë sociale.

Në kuadër të konferencës do të ndahet çmimi për sipërmarrësinë sociale “Social Impact Award”, për vitin 2017.

Koordinatorja nacionale e çmimit Maria Matovska, theksoi se tre nga gjithsej dhjetë ekipet, do të marrin nga 2.000 euro nga “Shparkase banka”, ndërsa një do të marrë mbështetje mentore shtesë, me qëllim që të themelimit të bizneseve sociale në Maqedoni.