Vitet e fundit dëshmojnë se komuna e Zhelinës është e bashkuar. Bashkimi i dy pjesëve ajo e Malit të thatë dhe fushës gjegjësisht dervenit dhe fushës shihet nga investimet kapitale në infrastrukturë dhe arsim.

Shumë shkolla janë ndërtuar në fshatrat e Dërvenit vitet e fundit dhe qindra km rrugë të ndërtuara, kanalizime që me vite të të tëra nuk ishin prekur nga asnjë kryetar komune.

Pas humbjes së madhe të kandidatit të Lëvzijes BESA, mbështetës të tij  filluan të ndajnë komunën në dy pjesë duke i quajtur edhe tradhëtar të gjithë ata që nuk votuan për kandidatin e Dërvenit.

Mbështetësit e tij filluan edhe kërcënimet në rrejtët sociale për pjesën tjetër sipas tyre edhe atë për Zhelinën, Strimnicën, Pallaticën, Treboshin dhe Uzurmishtin se kur do të vij Blerimi do ta shifni ju të fushës.

Ndarja në dy pjesë e komunës së Zhelinës bëhet për shkak humbjes së madhe që pësoi Blerim Sejdiu në rrethin e parë të zgjedhjeve ku në rrethin e dytë pritet që humbja të thellohet për shkak kërcënimeve  nga mbështetësit e tij që nuk janë pjesë e Dërvenit.

Ndryshe zgjedhjet e raundit të dytë mbahen me 29 tetor dhe komuna e Zhelinës pritet të udhëhiqet sërish nga Fatmir Izairi pas mbështetjes së madhe që i dhanë qytetarët në rrethin e parë.