Trendet negative dhe kriza këtë vit kanë lënë pasoja të caktuara, por kompanitë janë optimiste se situata dhe lëvizjet në ekonomi do të përmirësohen, është qëndrimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë lidhur uljen e evidentuar prej 5,3 për qind të prodhimtarisë industriale në gusht të vitit 2017 krahasuar me gushtin e vitit 2016.

Siç deklaroi, Biljana Peeva Gjuriq, drejtoreshë e Odës, në mënyrë kumulative ka ulje minimale prej 0,1 për qind për tetë muaj, në miniera 1,1 për qind dhe në industrinë e përpunimit 1,3 për qind.

“Por, që të shqyrtohen trendet në ekonomi, është shumë i rëndësishëm segmenti i industrisë përpunues i cili në prodhimtarinë e përgjithshme industriale merr pjesë me 83 për qind. Në përgjithësi, për tetë muaj është vërejtur ulje në sektorin e Minierave, megjithatë këtu nuk ka asnjë element shqetësues. Bëhet fjalë për një mihje në REK “Bitola”. Situata zhvillohet në vazhdimësi dhe normalisht. Në industrinë e përpunimit, megjithatë, në sektorë është evidentuar ulje më e konsiderueshme në prodhimin e rrobave, në mënyrë kumulative 17 për qind, por sipas kompanive, në terren kjo ulje nuk është aq e madhe , sa tregojnë të dhënat”, theksoi Peeva Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.