Komiteti për të drejtat e njeriut të Parlamentit Evropian sot e miratoi propozimin për ndryshime në Rregullativën e Dublinit për refugjatët.

Nëse pranohet në nivel të BE-së, propozimi do të thotë se në të ardhmen aplikuesit për azil nuk do të jenë të obliguar ta parashtrojnë kërkesën në anëtaren e parë të BE-së në të cilën do të hyjnë.

Eurodeputetja liberale suedeze Sesilia Vikstrom e ka përgatitur projekt tekstin i cili u mbështet me 43 vota “për” dhe 16 “kundër” në Komitetin e Parlamentit Evropian.

Gjatë krizës së migrantëve në vitin 2015 dhe 2016, Rregullativa e Dublinit ka ndikuar që refugjatët dhe migrantët të shmangin të parashtrojnë azil në anëtaret e para të BE-së si Greqi ose Itali dhe të tentojnë të arrijnë deri në Gjermani ose Suedi ku do ta parashtrojnë kërkesën.

Shtetet si Greqia dhe Italia tani më nuk do të jenë automatikisht të konsideruar si përgjegjës për refugjatët e pranuar, për të cilët zhvillohen kontrolle për lidhje eventuale familjare në shtete tjera anëtare të BE-së dhe do të kontrollohen kualifikimet e tyre të punës, pas çka do të bëhet tentim që të sistemohen në vend adekuat anëtar.

Përderisa nuk kanë kurrfarë lidhje me anëtaret e BE-së, aplikuesit e azilit do të sistemohen sipas proporcionit paraprakisht të konfirmuar midis të gjitha vendeve anëtare.

Propozimi i Uikstrom njëherit parasheh që vendeve anëtare të BE-së të cilat do të refuzojnë të pranojnë aplikues të azilit t’ju shkurtohen mjetet nga fondet e BE-së. Kjo masë është paraparë para së gjithash për vendet si Hungaria dhe Polonia, të cilat refuzojnë të marrin pjesë në programin për sistemin e aplikuesve të azilit nga Gjermania dhe Suedia në shtete tjera anëtare të BE-së.

“Qëllimi im ishte të krijojmë sistem të ri, të bazuar ndaj parimit të solidaritetit, me rregulla të thjeshta si për aplikuesit e azilit ashtu edhe për vendet anëtare”, deklaroi Uikstrom.