Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk ka komente të reja, pasi që rajoni i Katalonisë deklaroi pavarësinë nga Spanja.

“Ne nuk kemi asgjë për të shtuar nga ajo që kemi thënë më herët”, tha zëdhënësja e KE-së, Mina Andreeva.

Ajo iu është referuar raportimeve të mëhershme të presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker, i cili ka përsëritur se debati mbi pavarësinë e Katalonisë është çështje e brendshme e Spanjës./kp/