Xhezair Shaqiri – komandan Hoxha ka paralajmëruar se sipas parashikimeve të tij nuk do të ketë përkrahje të ndërsjelltë në raundin e dytë midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Ai ka evidentuar edhe shkaqet e këtij mosbashkëpunimi, duke I shkruar me një porosi në profilin e tij në facebook.

“Sela dhe Bili veshtir se dot mujn ta len anesh fodollukun dhe Arogancat per fitore te reja

Ditet ne viji dote konfirmohet”, ka shkruar Shaqiri.

Ish-komandanti I UÇK-së në disa raste ka bërë thirrje që këto dy parti të reja politike të gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicionim parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Thirrjet e kahmotshme të komandant Hoxhës

Shaqiri në disa raste ka bërë thirrje për bashkëpunim të këtyre dy partive. Ai ishte ofrur për të ndërmjetësuar dhe për të inicuar një bashkëpunim të tillë. Kjo kishte ndodhur edhe vitin e kaluar.

Kjo ftesë ishte në shtator të vitit të kaluar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur kësaj u ishte përgjigjur Sela me mesazhin si vijon:

“Jam përgjigjur çdoherë pozitivisht, iniciativave qe kane pasur për qellim faktorizimin politik dhe për rrjedhoje, barabarësinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptareve në Maqedoni. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë ( dhe më besoni se janë të shumtë) që kanë ngritur iniciativa te tilla.Kam refuzuar dhe do te refuzoj çdo përpjekje, sado shqip të kurdisura e mirë të planifikuara që kanë pasur dhe kanë për qëllim që problemet tona ti kamuflojnë me probleme qytetarie. Qytetarie qyqarësh do të thuaja, që do të vazhdonte vuajtjen dhe agoninë e shqiptarëve në Maqedoni.
I nderuar Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, sapo lexova thirrjen tuaj publike për bashkim te opozitës dhe unë po publikisht po ju përgjigjem ashtu siç u jam përgjigjur çdoherë këtyre iniciativave. PO. Ju e dini shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se unë se ka plot dashakëqij të cilët të pastrën e njollosin e të qelburën e paraqesin si të pastër. Vërejta menjëherë, që makineria propaganduese e këtij soji e sorollopi të shëmtuar, iniciativës tuaj menjëherë ia veshi gjoja hipotekën qe unë paskam tek ju, e nuk e di çfarë tjetër do gatuajnë. Zaten as nuk dua ta di, sepse vetëdija ime punon për të bërë bashkë shqiptarët dhe jo për ti përçarë”, ka thënë mes tjerash lideri i LR-PDSH, Sela në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
“Ca te tjerë thonë se paskemi frikë! I vërtetë është edhe ky konstatim! Ne kemi frikën e ardhmërisë, frikën e shtëpive të shqiptarëve që po boshatisen çdo dite, frikën e spastrimit etnik që po u ndodh shqiptarëve në Maqedoni çdo dite. Prandaj nuk lejojmë askënd që të bëj naze dhe teke, inate personale apo lojëra politike qofshin, me fatin e fëmijëve të shqiptarëve. Prandaj në emër te hipotekës dhe frikës që kemi NE i themi PO iniciativës suaj”, ka përfunduar Sela.