Stella McCartney kishte luajtur me volumin dhe ngjyrat e ndezura në koleksionin e saj të fundit “gati për t’i veshur”, i shfaqur të hënën gjatë javës së modës në Paris.

Linja e re e dizenjatores brtianike përfshinte material xhinsi të zbardhur, në ngjyrat jeshile dhe pink, e gjithashtu prerje karakteristike të McCartney, të tilla si xhaketat dopiopet.

Stilistja ndërthurte elemtentët dramatikë me ato të së përditshmes, duke kombinuar funde të fryra mbrëmjesh me bluza të gjera sportive.

“Koleksioni ka të bëjë me kontrastin. Siç e patë kishte material xhinsi të zbardhur me ngjyra të theksuara dhe gjithashtu funde të fryra të mbrëmjes”, tha Stella McCartney, dizenjatore.

McCartney është një vegjetariane e devotshme dhe në koleksion përfshiheshin gjithashtu pantallona me imitacion lëkure me bel të lartë. Mes spektatorëve të shfaqjes ishte edhe këngëtarja e famshme australiane, Kylie Minogue.

“Këto ngjyra kaq të bukura e të ndezura më rikthyen mua në vitet ’80. Megjithatë, ajo ka aftësinë për të modernizuar gjithçka”, tha Kylie Minogue, këngëtare.