Pas barazimit në ndeshjen e djeshme në Ligën e Evropës në “San Siro” kundër AEK-ut , pankina e Vincenco Montellës është në dyshim të madh.

Edhe pas fjalëve të Marko Fasones dhe Masimo Mirabelit që i dolën në mbrojtje teknikut të “djallit” pas humbjes në derbi kundër Interit të dielën e shkuar, duke deklaruar që Milani nuk po kërkon trajner tjetër, përsëri asgjë nuk është e sigurt në pankinën e kuqezinjve.

Por në ditën e sotme sipas mediave të ndryshme sportive italiane, “shpëtimi” i vetëm i Montellës mbetet sfida e së dielës në kampionat kundër Genoas.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur një listë prej 9 teknikësh që janë aktualisht pa kontratë dhe Milani mund të jetë e gatshme t’i kontaktojë në rast dështimi përsëri në ndeshjen e ardhshme.

Ndër ta ka edhe emra “Big” të teknikëve si Carlo Ancelotti, Luis Enrique, Tomas Tuhel, Laurent Blank, gjithashtu edhe Marko Van Basten. Por nuk mbeten pas edhe teknike si Valter Maxarri, Paolo Sousa, Masimo Odo dhe Francesco Guidolin.