Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se nëse është nevoja, atëherë do të largohet nga Kombëtarja spanjolle

Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësisë së tifozëve spanjoll, Gerard Pique i është bashkuar Spanjës në stërvitje dhe është gati për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sipas mesfushorit Koke, ai është duke u stërvitur me përkushtimin e njëjtë sikurse çdo herë tjetër dhe ngjarjet e fundit në Kataloni nuk kanë ndikuar.

“Pique duke si çdo herë tjetër. Ai ka pasur sjelljen e njëjtë, përkushtimin dhe gëzimin si gjithmonë”, tha Koke gjatë një konference për media.

Pique pritet që të luaj nga fillimi në ndeshjen e së premteës ndaj Shqipërisë.