Daim Iljazi

,,Nipat, veprat i gjykojnë ,, ka thënë poeti Esat Mekuli. Sot jetojmë në një kohë të pa kohë, në kohë të leshta, në një kohe kur vlerat jan të anashkaluara dhe të përmbytura.

Si duket jemi te prirur të shtiremi, të sillemi sikur jemi të mpirë. Tani është koha kur duhet të nxjerrim në pah vlerat tona të mirëfillta, individ pa hipotekë, të ndershëm dhe profesionist të lamive të ndryshme.

Tu japim timonin atyre me përvojë, guxim dhe ndërgjegje, që ta vozisin veturen e mos ta dëmtojne. Jo shoferave qe vozisin e shiqojne në retrovizor, ose flasin ne telefon mobil, e  më pas bëjnë karamboll. Sic thotë në një ese i madhi Azem Shkreli, koha më e ligë është koha e mediokrëve. Shfaqja e mediokreve bëhet shpejt, janë vërshues,  e pastaj sundues. Ato janë në menyrë latente të armiqesuar me hierarkine e vlerave. Ata nxitohen të marrin në duart e veta pikat kyçe të vlerësimit, të gjykimit e  të vendosjes. Smira e mediokrëve nuk duron të prishet rendi i sundimit të saj. Ata shqetesohen seriozisht nga çdo e arritur pozitive apo suksesi i tjetrit. Paaftësinë, mosdijen dhe moskomptencën e tyre, mediokret përhere e kompensojnë me dëgjueshmëri shembullore.

Fatkeqësia e mediokrëve e kohës që i pjell dhe ata që i kemi sot, është se ata kurre nuk janë të zotë, të aftë e të kthjelltë ta kuptojnë këtë fakt. Ata bile nuk kanë as ide dhe janë shterp. Në shtetet e civilizuara, njerezit me ide vleresohen dhe paguhen. Fillet e ideve përherë nisen nga individe.

Ta perkujtojme Arhitektin i ri  Gustav Eiffel, kishte një ide para një shekulli. Pra, në Paris të ndërtonte një Kullë të lartë 300 metro, që do të ishte krenaria e Francës, do të vinin turiste me shum, do të kishte levërdi ekonomike Parisi, punesime etj,etj. Kjo ide individuale e tij u realizua dhe u bë pronë  e  përbashkët, symbol I  parizieneve, trashigimi kulturore  e Francës.

Uroj që prefektët tanë të ri,  në çdo qytet ku kane fituar, të na ndërtojnë nga një Portë Triumfale qe ti kemi si pronë të përbashkët e ti ruajm  si trashëgimi kulturore. Nipat e mbesat ti mbajnë mend se në kohën e tyre është ndërtuar kjo Porte Triumfale, ky Teater, ky Muzeum Arkeologjik-etnologjik, ky teatër për femij, rruge e ambient ,,Modus Vivendi,, me standarde bashkohore, sepse hyrja ne BE eshte e kushtezuar edhe me ndertimin e infrastuktures sikur ajo evropjane.