Zgjedhjet e së dielës, konkretisht ata të rrethit te parë dëshmuan se qytetarët duan deinstalim të regjimit të VMRO-së dhe Gruevskit edhe në pushtetin lokal.

Kështu në emisionin Click Plus në TV21 ka thënë analisti politik Agim Jonuz, sipas të cilit, qytetarët duan bukë dhe jo retorikë nacional-romantike që të mira nuk i solli vendit për vite me radhë!

“Në ‘dhomën’ e VMRO-së akoma ka mjegulla nga ai helmi, siç thoshin gjithandej ‘dhoma gazi për shqiptarët’ dhe pikërisht nga këto deklarata, është shumë vështirë që edhe një kohë të gjatë, me gjithë ndryshimet që mund të ndodhin, ndonjë shqiptar të votojë për VMRO-në. Dhe nga ana tjetër, tani kemi rastin e koalicionit ASH-BESA, e posaçërisht kjo e fundit, me rritjen e frymës per ndërrimin e civilizimit, me strategji panislamiste, muxhahedine… Dhe tani shohim një tentim, gjithmonë duke u thirr në emër të nacionalizmit, të shpëtojnë liderët e tyre të rrezikuar tashmë”, ka thënë Jonuz.

“Ajo që është me rëndësi kantë bëjë edhe me këto zgjedhje. Qytetarri vërtetoi dhe tregoi se ka besim në pjekurinë e LSDM-së dhe BDI-së dhe kjo është arsyeja pse këto dy parti fituan, pjekuri që nuk u ka pa te partitë tjera”, tha Jonuz.