Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita” – Tetovë, Ju njofton se, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut të letërsisë shqiptare, Lasgush Poradecit, do të organizojë akademi përkujtimore.

Akademia do të mbahet më 12 nëntor 2017(e diel), në orën 18:00, në Klubin e artistëve “Oda” (Qendrën për kulturë të Tetovës).