Pas shkarkimit të Carlo Anccelottit nga pankina e Bayern Munchen, sot ka ardhur tjetër largim në një nga skuadrat e Bundesligës.

Bëhet fjalë për trajnerin e Werder Bremen, Alexander Nouri, i cili është shkarkuar për shkak të formës së dobët të ekipit gjerman.

Raportohet nga mediat gjermane se dita e nesërme do të jetë me zhvillime të reja për sa i përket kreut të pankinës. Klubi i Werder Bremen ende nuk ka dhënë asnjë emër që mund të zëvendësojë Nourin.