Ecuria e Wolfsburgut në këtë fillim sezoni nuk ka qenë pozitive, me “ujqërit” që në 4 javët e fundit kanë regjistruar 4 barazime.

Por për të “shkundur” disi futbollistët, në mënyrë që ata të jenë më freskët dhe të japin maksimumin në çdo ndeshje ka menduar trajneri Martin Schmitd, i cili ka vendosur një rregull të ri për lojtarët e tij sa interesant aq edhe të çuditshëm.

Schmitd u ka kërkuar futbollistëve të tij të lajnë dhëmbët në përfundim të çdo sfide, pasi në këtë mënyrë mund të rikuperojnë më shpejt energjitë, pasi sipas trajnerit larja e dhëmbëve pas ndeshjeve është një metodë për t’u çlodhur.