Balerina Klaudia Pepa kohët e fundit është lakuar shumë në mediat rozë për shkak të jetë së saj private që pas ndarjes me koreografin Albi Nako.

Gjithashtu ajo është përfolur shumë edhe për karrierën e saj si balerinë në shtetin fqinj, Itali. E nuk mund të rrimë pa përmendur edhe fotot aq provokuese që herë pas here Klaudia ndaj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këtë herë ajo ka vendosur t’i vërë paksa në siklet meshkujt duke i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar në Instagram disa foto teksa duket që po bën shoping e veshur vetëm me një këmishë të bardhë dhe ku duket aq provokuese.

Këto foto Klaudia i ka shoqëruar me pyetjen: ‘Mirëmëngjes! Çfarë të zgjedh djema?’.