Si pasojë e pasigurisë së krijuar në këtë rajon, kompania e famshme e cila është prezentë në tregun Kosovar pritet që së shpejti të zhvendosë zyrat kryesore nga ky rajon.

Dega e Volkswagen në Spanjë Seat, në një njoftim të brendshëm dërguar stafit të saj ka njoftuar se ndoshta do të duhet që zyrat kryesore të kësaj marke të zhvendosen nga rajoni i Katalonisë në pjesë tjera të Spanjës si pasojë e pasigurisë legale të krijuar së fundmi në këtë rajon, transmeton Express. Rajoni i Katalonisë, ditë më parë organizoi një referendum për shkëputje nga Spanja ku ju dha përkrahje një veprimi të tillë.

Seat ka mbi 14000 punëtorë që punojnë në këtë fabrikë.