Një grua në Meksikë e cila nuk dëshiron që emri t’i bëhej publik është shokuar nga ajo që doktorët kanë nxjerrë nga barku i saj.

Ajo kishte disa kohë që mbante dietë, por barku i saj vetëm vinte dhe zmadhohej dhe kjo po i hapte mjaft probleme duke filluar nga frymarrja deri tek ecja.

Doktori Erik Hanson Viana tha se ‘Kisti’ (Kisti është një formacion i mbyllur në formë qeske i mbushur me lëng, ajër ose material gjysmë të ngurrtë dhe që nuk është pjesë normale e indit), që ata hoqën nga graja kishte peshën e një fëmije 10 vjeçar dhe ishte i dyti më i madh që ishte operuar ndonjëherë.

Rasti i parë që është edhe më i madh se ky rast daton në vitin 1902.