Një pacienti me probleme psikologjike në Indi i janë nxjerrë 639 gozhda nga zorrët pasi ishte paraqitur në spital me ankesa për dhimbje të stomakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave indiane, personi 48-vjeçar nga rajoni Gobargdanga i Indisë, dy javë më parë ishte shtruar në spitalin Kaltukka me ankesa të dhimbjes së stomakut dhe të vjellave.