Sot jemi për vizitë në Manastir, në takime me qytetarët, me sipërmarrësit, me tregtarët dhe në mbështetje të kandidates tonë për kryetare të komunës Natasha Petrovska e cila është favorit absolut e manastirasve në këto zgjedhje, edhe për mbështetje të listes së këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit të udhëhequr nga Valendin Gruevskit, tha Aleksandar Kiracovski, Sekretar gjeneral i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë.

Dua që në fillim të them se Natasha Petrovska si kryetare e ardhshme e komunës së Manastirit do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë, nga udhëheqësia qëndrore, si dhe nga shumica parlamentare për projketet kyçe që janë të nevojshme. Dua të potencoj se Manastiri nuk do të jetë më qytet që mbytet në borxhe, nuk do të jetë komunë nga e cila të rinjtë shpërngulen dhe komunë që në katër vite është zhytur në borxhe.

Në të ardhmen komuna e Manastirit do të ndërtohet me plan, me kualitet dhe pastër. Do të ndërtohet me efikasitet. Me një fjalë do ta njejtësojmë hapësirën rurale me atë të qytetit në pamje të infrastrukturës. Manastiri do të përfiton revitalizimin e shtëpisë së oficerëve, dhe si një nga projektet kyçe do të jetë edhe gazifikimi i Manastirit edhe do të zvogëlon shpenzimet e manastirasve.

Me ndihmë nga pushteti qëndror do të sigurojmë ajër të pastër dhe ujë të pastër për pije për të gjithë bashkëqytetarët tanë sepse shëndeti i manastirasve për në është i rëndësishëm. Do të sigurojmë kushtë bashkëkohore për hapjen e bizneseve në këtë komunë. Në vend të zonave të pasuksesshme industriale, në Manastir do të bëjmë një zonë biznesi moderne në të cilën do të mbështeten të gjithë ata që punësojnë më shumë dhe të gjithë ata që japin paga më të larta. Investitorët vendas do t’i barazojmë me investitiorët e huaj në aspekt të mbështetjes. Komuna do të jetë e hapur për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Do të punohet me nder dhe efikasitet, tha ai.

Të ndëruar manastiras, më 15 tetor duhet të rrumbullaksojmë atë që e filluam në dhjetor, vitin e kaluar. Duhet të rrumbullaksojmë kthimin e jetës në komunën tonë të Manastirit. Une e di se ju masoviksiht do ta përkrahni Natasha Petrovskan si kandidate e jonë për kryetaë të komunës sepse ajo është favoriti jonë, por e dini se mbështetje në këshill, për këshill stabil dhe të fortë është e rëndësishmë për kryetarin e komunës.

Unë ju ftoj që më 15 tetor, këtë të diel, ta mbështesni edhe listën e kandidatëve duke rrethuar numrin 19. Ju qoftë për hajr dhe urime paraprakisht, tha ai.