‘Kjo është tashmë e vjetruar dhe se askush më nuk duhet që vetë t’i bëjë foto e veta”.

Vitin e kaluar kishte botuar libër për selfi, ndërsa sot thotë se ato janë gjë e vjetruar.

Selfitë kanë vdekur! Vdekjen e tyre e ka shpallur as më pak e as më shumë se sa vetë mbretëresha e tyre -Kim Kardashian. Kur këtë e thotë autorja e librit për selfi, atëherë këtij fakti duhet kushtuar më shumë vëmendje.

“Më me gëzim asnjëherë më nuk do të bëja selfi. Ndihem disi, nuk e di, sikur selfi është gjë e së kaluarës, që ka qenë para disa vitesh”, ka thënë Kim.

Fjala selfie është paraqitur në vitin 2012, ndërsa më vonë ka hyrë edhe në fjalorin e gjuhës angleze të Oxford.

Për këtë kanë ndikuar telefonat e mençur, ndërsa me Instagram dhe Snapchat, selfi legjendar është bërë fenomen.