Për shkak të “Seksit dhe qytetit” nuk kam pasur fëmijë dhe vajzat tjera asnjëherë nuk ishin mike.

Aktorja thotë se me Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristina Davis ka pasur raporte strikte profesionale.

“Nuk ishim shoqe, por vetëm kolege. Në këtë mënyrë ky është raport i shëndoshë. Ato janë dhjetë vjet më të reja se sa unë, të gjitha kanë fëmijë dhe nuk jemi parë qëkur kemi përfunduar serinë, por vetëm kur bëjmë filma”, tha Kim.

Ajo tha se herën e fundit me Sarah Jessica Parker (52), Cynthia Nixon (51) dhe Kristina Davis(52) është parë para disa vitesh.

Ekipi nga “Seksi dhe qyteti” fillimisht akuzoi Kim se nuk ka dashur të fillojë xhirimin e serisë së tretë për shkak të kërkesave, por ajo më vonë hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk dëshiron të luajë më rolin e Samantha Jones.

“Nuk bëhet fjalë për paratë. Ky është vendim i qartë. Kam përfunduar një periudhë dhe kam nisur të renë. Kam 61-vjeç, është koha”, tha aktorja.