Kevin Spacey ka kërkuar falje për sjelljen e dehur kundrejt yllit të “Star Trek”, Anthony Rapp, i cili ka thënë se aktori kishte abuzuar seskualisht me të kur ai ishte vetëm 14 vjeçar.

Rapp e ka akuzuar fituesin e Oscarit se ishte hedhur mbi të gjatë një ndeje në vitin 1986. Në kohën e incidentit, Rapp ka luajtur në “Precious Sons on Broadway” dhe asokohe ishte ftuar nga Spacey në ndejën e tij.

Në një postim në Twitter, Spacey ka thënë se nuk e mban mend incidentin duke shtuar se nëse vërtet ka ndodhur, atëherë ia ka borxh një kërkimfalje të sinqertë Anthonyt për sjelljen në gjendje të dehur.

Gjatë një interviste për Buzzfeed, Rapp ka thënë se 58-vjeçari e kishte dërguar në krevat dhe ishte shtrirë përmbi të, derisa mysafirët tjerë kishin shkuar më herët nga ndeja. Ai ka treguar më tej se Spacey ishte i dehur, ashtu që e kishte shtyrë dhe ishte larguar.

 

Ylli i “House of Cards”, i cili i e ka mbajtur të fshehtë seksualitetin e tij, ka pranuar se është homoseksual.

“I kam dashur dhe kam pasur lidhje romantike me meshkuj gjatë jetës sime, ndërsa tani kam zgjedhur ta bëj jetën e një homoseksuali”, citon The Sun fjalët e aktorit.

“Dua ta pranoj këtë me sinqeritet dhe të flas publikisht, ndërsa këtu do të nisë edhe kontrollimi i sjelljes sime”, ka shtuar ai. Spacey gjatë karrierës i ka fituar dy çmime Oscar, për “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, ndërsa për 10 vite ka qenë drejtor artistik i kompanisë teatrale Old Vic të Londrës.