Champions League vjen sot në mbrëmje me 8 takime të tjera. Sot do të ndeshen edhe ekipet e tre shqiptarëve. Taulant Xhaka dhe Albin Ajeti me Baselin e tyre do të kërkojnë fitoren me CSKA-në e Moskës, ndërsa Qarabag i Ansi Agollit do të ketë përballë Atletiko Madridin.

Në ndeshjet e tjera, Bayern Mynchen do të udhëtojë drejt Skocisë, për të luajtur kundër Celtic, ndërsa kryesfida e mbrëmjes do të jetë Chelsea-Roma.