Zv.kryeministri Hazbi Lika me bashkëpunëtorë sonte ka zbarkuar në Reçicë ku është pritur nga një numër jashtëzakonisht i madh i mbështetësve dhe simpatizantëve të BDI-së të cilët i kanë dhënë atij përkrahje të madhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor.

Me këtë rast, zv.kryeministri Lika është zotuar në realizimin e problematikave që përballen banorët e fshatit Reçicë duke premtuar se nuk do t’i lë anësh asnjëherë.