– Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Shaban Dishli, sot dha dorëheqje nga funksioni, kumtoi një përfaqësues i Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP) në pushtet pa i nënvizuar shkaqet për tërheqjen e tij.

Dishli ishte këshilltar kryesor ekonomik i Erdoganit, në cilësi të liderit të AKP-së. Ai është vëllai i gjeneralit Mehmet Dishli, i cili është në burg nën akuzë për lidhshmëri me tentimin e pasuksesshëm të vitit të kaluar për grusht shtet në Turqi.

Në maj Erdogani sërish ishte zgjedhur lider i AKP-së, pasi para tre viteve u tërhoq nga funksioni pas zgjedhjes për president të Turqisë, sepse Kushtetuta ndalon që shefi i shtetit të kryejë funksione partiake.

Ndërkaq, me ndryshimet kushtetuese, të aprovuara me referendumin e mbajtur më 16 prill t këtij viti, ndalesa e këtillë u pezullua, pas ç’far[ Erdogani sërish qëndron në krye të AKP-së.