Këshilli i Prokurorëve Publik, në seancën e së nesërmes(e mërkuë), do të shqyrtojë aplikimet e kandidatëve për pasardhësin e Marko Zvrlevski, gjegjësisht për zgjedhje të prokurorit të ri shtetëror.

Këshilli i Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë ka pranuar kërkesat e 23 të kandiduarëve për dhënien e mendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë me dokumentacion të kompletuar dhe aplikimet e kandidatëve të paraqitur në shpalljen për emërim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, të publikuar më 14.09.2017 në Gazetën zyrtare të RM-së”, theksojnë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publik, me kërkesë të Qeverisë, brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës drejtuar Qeverisë, jep mendim të arsyetuar pozitiv ose negativ me shkrim për të gjithë kandidatët e regjistruar që plotësojnë kërkesat në përputhje me ligjin.

Qeveria pastaj i paraqet Kuvendit një propozim për emërimin e Prokurorit Publik nga kandidatët për të cilët Këshilli ka dhënë mendim pozitiv.

Nëse, Këshilli nuk jep një opinion mbi kandidatët e propozuar brenda 15 ditëve, do të pritet dhe 15 ditë të tjera. Në të kundërtën, konsiderohet se mendimi i Këshillit është pozitiv.

Nëse Këshilli nuk jep mendim të favorshëm për cilindo nga kandidatët, atëherë qeveria nuk ka të drejtë të propozojë kandidat, por vetëm mund t’i propozojë Kuvendit të përsërisë shpalljen, pas së cilës do të shpallen përsëri afatet kohore prej 15 ditësh për Këshillin.

Në këtë rast, puna e tij e kryen prokurori që e përcakton Këshilli i Prokurorëve Publik.

Sic mëson Fokus, anëtari aktual i këshillit të Prokurorëve Publikë, Ljubomir Joveski, i cili ishte edhe ish-zëvendës i Prokurorit Publik , qëndron si favoriti në garën për të cilën janë regjistruar 23 kandidatë.

Mes atyre që kanë aplikuar janë avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Aleksandar Tortevski, profesor Sejfulla Osmani dhe noteri Lorija Vanevska, të cilët publikisht njoftuan se do të bashkohen me garën.