Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, javën e ardhshme do të mbajë seancë, në të cilën do të shqyrtohet dorëheqja e u.d. kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, Stojançe Ribarev.

Në rend dite të seancës, e cila është caktuar për më 8 nëntor, është miratimi i listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, ndërsa do të merret edhe vendimi për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale.

U.d. kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev fillimisht  shkoi në pushim mjekësor, e pastaj më 25 tetor dha dorëheqje për shkaqe personale.