Këshilli Evropian paralajmëroi se nuk do të sjellë vendim lidhur me ardhmërinë e negociatave për anëtarësim të Turqisë deri në fund të vitit.

Sipas burimeve nga Këshilli Evropian, anëtarët e tij do të bisedojnë për Turqinë, po nuk do të sjellin vendim për ardhmërinë e negociatave, të cilët Ankaraja kërkon të vazhdojnë si pjesë e marrëveshjes për emigrantët e arritur vitin e kaluar.

Pritet që bashkimi Evropian do të shprehë dëshpërim nga gjendja me qeverisjen e të drejtës në Turqi.

Është paralajmëruar se Këshilli Evropian nuk do të bisedojë për gjendjen në Katalonjë, ndërsa se lidhur me negociatat me Britaninë e Madhe për dalje nga BE-ja do të vlerësohet se progresi i deritanishëm është i pamjaftueshëm. Nga negociatat varet se nëse Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja me marrëveshje e cila do t’i rregullojë marrëdhëniet e ardhshme ose se marrëdhëniet do të rregullohen në mënyrë plotësuese pas përfundimit të procesit të Bregzitit.

Këshilli Evropian planifikon edhe t’i konfirmojë sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut, si dhe të sjellë konkluzion për marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se Teherani nuk i respekton obligimet e saj në pajtueshmëri me marrëveshjen.