Pothuajse të gjitha këshillat në komunat me shumicë maqedonase do t’i udhëheqë LSDM, ndërsa në bllokun politik shqiptar, BDI kryeson edhe pse ngushtë në numra, mbi këshilltarët e partive të tjera.
Në qytetin e Shkupit, LSDM do të ketë 21 këshilltarë, VMRO 17 këshilltarë, BDI 3, Besa 2 dhe Aleanca 1 këshilltar.
Në Tetovë, BDI do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizja BESA 6, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për Shqiptarët 4, PDSh dhe LSDM nga 3 këshilltarë.
Në komunën e Strugës, Aleanca për Shqiptarët do të ketë 8 këshilltarë, LSDM 7,  BDI 6 , VMRO 4,  ndërsa BESA në Strugë ka marrë vetëm 2 vende në këshillin komunal.
Në Komunën e Gostivarit, BDI do të ketë 9 këshilltarë, Aleanca për Shqiptarët 7, LSDM dhe VMRO nga 4, ndërsa BESA dy këshilltarë.
Në Çair, BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizje BESA 8, VMRO dhe LSDM nga 4, ndërsa Aleanca për Shqiptarët 2 këshilltarë komunalë.
Në Komunën e Likovës, BDI-ja do të ketë 9 këshilltarë, Lëvizja BESA 4, Aleanca për Shqiptarët 3, PDSH-ja 2 dhe PPD 1.
Numrat në këshillat komunalë janë shumë të rëndësishëm për të gjitha partitë politike, pasi asnjë projekt nuk mund të kalojë pa votat e shumicës në këshillat e komunave.