Grupet pro ndarjes dhe unione tregtare në Kataloni kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme në rajonin verilindor të Spanjës më 3 tetor.

Kjo thirrje, sipas gazetës La Vanguardia, vjen kundër dhunës që ushtroi policia spanjolle ndaj qytetarëve që dëshironin të votonin në referendum.

Spanja nuk e njeh këtë referendum dhe kryeministri spanjoll u deklarua se sot nuk ka pasur asnjë referendum në Kataloni.

Fuqia ekonomike e Katalonisë është rreth një e pesta e totalit të Spanjës dhe rajoni ka ekonomi të zhvilluar në vlerën e njëjtë sikurse të Kilit.

Rreth 850 persona janë lënduar në përleshjet me policinë të shtunën.

 

Comments are closed.