Një ditë pas zgjedhjeve, në Lëvizjen BESA nis të thellohet përçarja. Anëtarë të Kryesisë Qendrore, të pakënaqur me rezultatin e së dielës, kanë nis të kërkojnë hapur dorëheqjen e kryetarit Bilall Kasamit si dhe dorëheqjen e nënkryetarit Zeqirija Ibrahimi, i pari humbi nga Teuta Arifi e BDI-së, ndërsa i dyti humbi nga Visar Ganiu në Çair.

Me këtë rast, ai që më së shumti i është gëzuar humbjes së Ibrahimit është Skender Rexhepi, i cili arriti që për bartës liste të këshilltarëve në Çair ta kandidojë Daim Luçin, të afërt me Skenderin, ndërsa në tubimet e raundit të dytë vet Skenderi nuk shihej ta shoqëronte Ibrahimin.

Përçarjet midis Ibrahimit dhe Rexhepit kanë filluar që kur u publikuan emrat e kandidatëve, sidomos në Çair, pasi vet Rexhepi ishte mbështetës që për kandidat të dalë Kastriot Rexhepi, i cili në disa raste, kishte akuzuar për “lojë të fshehtë” Ibrahimin dhe mikun e tij të afërt, Afrim Gashi. Llogari, madje deri në dorëheqje nga Ibrahimi dhe Kasami merret vesh se ka kërkuar edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha, i cili për dështimin ka akuzuar vet Ibrahimin dhe Kasamin, pasi për dështimin ka akuzuar vet Ibrahimin dhe Kasamin, pasi sipas Hoxhës, lejuan që Kim Mehmeti të jetë shef kryesor në hije i fushatës zgjedhore.

Dorëheqje të Kasamit kanë kërkuar edhe Degët e BESËS në Tetovë, pasi sipas tyre, është e pamoralshme që Kasami si humbës, të drejtojë partinë në periudhën që vjen. I pari që kryeson grupin e të pakënaqurve në Tetovë merret vesh se është Adnan Azizi, anëtari i Kryesisë qendrore nga Tetova, njëherësh njeriu me ndikim të madh në këtë parti menjëherë pas Adnan Ismailit të “Logos-A”.

Dorëheqje nga posti i Sekretarit organizativ i Shaban Zendelit kanë kërkuar edhe aktivistët e Lëvizjes BESA në Degën e Likovës. Humbja e thellë e Zendelit kundrejt Erkan Arifit të BDI-së, madje me rreth 2000 vota dallim, ka detyruar aktivistët e BESËS në Likovë që të kërkojnë emërimin e një përfaqësuesi tjetër në krye të BESËS, ndërsa të shkarkohet Shaban Zendeli./TetovaSot/