Një person i panjohur mbrëmë duke u kërcënuar me thikë, ka kryer një plaçkitje në një barnatore në lagjen Butelska në Shkup.

Siç informon Ministria e Brendshme, mbrëmë në 21:05, një e punësuar në barnatoren në lagjen Butelska ka raportuar se një person i panjohur dhe i maskuar ka kryer plaçkitjen. Personi ka kërcënuar me thikë të punësuarën, duka ia marrë qarkullimin ditor, ndërsa më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga MPB njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.