Kërcënimi nga Koreja Veriore është rritur në një nivel kritik dhe të pashmangshëm, prandaj Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja Jugore duhet të ndërmarrin veprime të ndryshme për ta adresuar atë, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera, në takim me homologët e vet nga SHBA-ja dhe Koreja Jugore.

“Kërcënimi që e përbën Koreja Veriore është rritur në një nivel të paparë kritik dhe të pashmangshëm”, ka thënë ai, transmeton Express.

Ai ka shtuar: “Duhet të ndërmarrim reagime të ndryshme dhe kalibruara për t’u përballur me këtë nivel të kërcënimit”.

Ai i bëri këto komente në fillim të bisedimeve në Filipine.