Koreja e Veriut porositi sot Organizatën e Kombeve të Bashkuara se nuk do të negociojë kurrë për shkatërrimin e arsenalit të saj bërthamor, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë politikën e tyre armiqësore, duke tërhequr njëkohësisht vërejtjen se lufta bërthamore mund të filloi çdo moment.

Zëvendës-ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Kim In Rijong, tha në Komitetin për Çarmatosje të Asamblesë së Përgjithshme se situata në Gadishullin e Koresë ka arritur pikën kritike dhe se lufta bërthamore mund të filloi në çdo moment.

Diplomati veri-korean më tutje shtoi se pas testeve më të reja raketore dhe bërthamore, vendi i tij ka kaluar portën e fundit në rrugën drejtë të qenit fuqi bërthamore, me mundësi që të ndërmerr sulm bërthamor. Ai ndër të tjera theksoi se i gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në rrezen e veprimit të raketave të Penianit.

Vetëm disa orë pas këtij kërcënimi nga ana e Penianit, zëvendësi i sekretarit amerikan të shtetit, John Sullivan, tha se Washingtoni megjithatë nuk e përjashton mundësinë e bisedave të drejtpërdrejta me Penianin. Gjatë vizitës në Tokio, Sullivan theksoi se Uashingtoni është i përqendruar në diplomaci, për të zgjidhur problemin me Korenë e Veriut.