Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare e njohur në gjithë botën, Rita Ora ka publikuar këngën “Anywhere” e cila aktualisht numëron 1.6 milionë shikime në Youtube.

Rita ka publikuar pak orë më parë një video në të cilën tregohen prapaskenat e xhirimeve të klipit.Një moment gjatë kohës që ajo po rregullohej, parukieri e ka lënduar pak teksa i krihte flokët. Ashtu siç ndodh zakonisht janë disa detaje që vetëm nënat mund t’i kapin e ky është njëri prej tyre. Vera Ora, mamaja e këngëtares ka komentuar në Instagram e shqetësuar për të bijën.

“Oh shpirti im a të dhembi shumë? “,- shkruan ajo.