Kjo është përplasja e rradhës mes dy femrave shumë të lakuara të showbizit.

Është një nga femrat më seksi të showbizit, e komentuar shpesh për fotot e videot provokuese ku nuk ngurron të tregojë format trupore. Megjithatë jo të gjithë i pëlqejnë format bombastike të Encës e këtë e thonë hapur.

E ftuar në emision “Mirage”, Mihrije Braha është detyruar të zgjedhë mes Encës dhe Fjolla Morinës se cila mes tyre ka gjoksin më seksi.

Dhe Mihrija zgjodhi Fjollën duke e argumentuar përgjigjen me këto fjalë: “Ai që ja ka bërë gjoksin Fjollës ja ka gdhendur mirë, kurse gjoksi Encës ka marrë malin”, tha Mihrija.

Me  siguri Enca nuk do të mbetet shumë e kënaqur nga këto komente, megjithëse ajo është disi indiferente ndaj kritikikave për format e saj trupore.

Ajo sulmohet shpesh për trupin me forma të ekzagjeruara si dhe për foto e postuara ku asnjëherë nuk mungon photoshop.

Nga ana tjetër Fjolla ka bërë publik faktin se për të pasur forma trupore që ka dashur iu është nënshtruar disa kirurgjive plastike.