Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, ka thënë se ajo donte të vriste veten në kohën kur ishte në kulmin e karrierës.

Ajo tha për revistën “Attitude”:

“Kur isha me të vërtetë e dobët, doja të vrisja veten. Isha e mjerueshme, brenda dhe jashtë, për katër vjet të jetës sime”.

Ajo tha se mënyra se si ajo mbante peshën e saj ishte duke ushtruar vazhdimisht.