Stefi prifti është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe baladat e tij së bashku më vëllanë e tij Endri Stefi kanë marrë shumë klikime dhe komente pozitive në rrjetet sociale.

Por Stefi Prifti përjetoi një tragjedi në jetën e tij rreth 2 vite më parë, kur bashkëshortja u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Vdekja e saj ishte një dhimbje e madhe për bashkëshortin, dy vajzat e të gjithë familjen e saj. Por këngëtari nuk e fsheh dhimbjen edhe sot për humbjen e njeriut të dashur.

“Marinka! Unë thjesht jetoj në këtë jetë ku më le!”- ka shkruar këngëtari në ‘Facebook’.