Kënga e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit “Skifterja e Zemrës”, e cila është xhiruar dhe bërë spot nga dasma e tij po pëlqehet edhe jashtë kufijve të shqiptarëve

Kënga është lëshuar sot në Doha të Katarit.

E i pranishëm në këtë mbrëmje ka qenë edhe vet Bes Kallaku të cilit i dëgjohet zëri.

Kjo nuk është hera e parë që këngët shqipe lëshohen në klube të penisulës arabe.

Edhe më parë ishin lëshuar nëpër këto klube këngë të Encës dhe këngë të tjera shqipe.

Madje, Enca thuhet se është njëra prej këngëtarëve që më së shumti merr klikime në këngët e saj në këtë pjesë të botës.