Keidi Bare, shqiptari që aktivizohet me skuadrën e dytë të Atleticos së Madridit, bëri dje paraqitjen e parë për këtë sezon në ekipin e parë nën urdhrat e teknikut Diego Simeone.

Bare u aktivizua si titullar në transfertën ndaj Elche dhe u vlerësua për volumin e madh të krijuar në qendër dhe në të djathtën e mesfushës. Ai luajti për rreth 60 minuta dhe më pas u zëvendësua për t’i lënë vendin një tjetër produkti të Akademisë së Atleticos.

“Los Colchoneros” barazuan 1-1 me Elche dhe tashmë gjithçka do të vendosen në ndeshjen e kthimit, për sa i përket kualifikimit.

Kapiteni i Shpresave të Shqipërisë është një lojtar formacioni tek ekipi B i Atleticos, por tashmë pret edhe grumbullimin për një ndeshje në La Liga.