Që të jetë BE-ja e bashkuar, do të nevojitet “vendet udhëheqëse” nga Ballkani Perëndimor, kandidate për inkuadrim në BE, të kenë perspektivë shpresëdhënëse. Kjo është theksuar në dokumentet, të cilat sot u prezantuan nga Komisioni Evropian, ndërsa kanë të bëjnë me qëllimin e institucionit për periudhën pas vitit 2025, njoftoi BTA.

Komisioni, gjithashtu, propozon për këtë periudhë të ardhshme edhe BE-ja që të jetë më demokratike, të caktohet ministër i përhershëm dhe përgjegjës evropian për ekonomi dhe financa. KE-ja do të propozojë të rritet efikasiteti i udhëheqësisë të BE-së – me siguri me emërimin e kryetarit të vetëm të Komisionit edhe të Këshillit Evropian.

Komisioni planifikon deri në vitin e ardhshme të jep propozime për efikasitet më të madh dhe konsekuencë në zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme të BE-së, si dhe për ardhmërinë e politikës në sferën e energjetikës dhe mbrojtjes së natyrës.

KE-ja vitin e ardhshëm do të propozojë, Prokurorisë publike evropiane t’i jepen autorizime shtesë, që të mund të kyçet në luftën kundër terrorizimit.