Komisioni Evropian kumtoi sot se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Katalonjën pasi që kryeministri spanjoll Mariano Rahoj deklaroi se do t’i aktivizojë autorizimet e posaçme kushtetuese, me qëllim që të shpërbëhet qeveria rajonale dhe të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Qëndrimi ynë është mirë i njohur. Çdoherë kemi folur se e respektojmë rendin kushtetues dhe juridik të Spanjës”, theksoi zëdhënësi i KE-së.

Sipas tij, masat e ndërmarra “duhet të shqyrtohen mu në atë kontekst kushtetues”.

Paraprakisht sot, zëdhënësi i Ministrisë katalanase për Punë të Jashtme, Raul Romeva theksoi se “besimi ndaj BE-së do të pakësohet nëse lejon Madridi të urdhërojë udhëheqje të drejtpërdrejtë me Katalonjën”. Sipas tij, vetëm katalanasit kanë të drejtë t’i ndryshojnë institucionet rajonale.

Kryeminsitri spanjoll, Mariano Rahoj para dy ditëve deklaroi se Qeveria ka sjellë vendim për marrje të kontrollit ndaj Parlamentit dhe administratës katalanase, ndërsa më 27 tetor propozimi do të vihet në votim në parlamentin në Madrid.