Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për balotazhin në komunën e Prishtinës.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim nga partia se kë do ta përkrahë në balotazh.

“S’kemi vendosur për koalicione, pasi secili me secilin jemi në garë dikund. Për këtë vendos lidershipi partiak”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka kujtuar se në zgjedhjet e vitit 2013, pa ndonjë marrëveshje, ata e kanë përkrahur Shpend Ahmetin.