Koalicioni multinacional i kryesuar nga Arabia Saudite është përfshirë në listën e KB-së të atyre të cilët vrasin ose gjymtojnë fëmijë në luftën në Jemen.

Në tekst theksohet se në aksionet e Koalicionit në vitin 2016 janë vrarë 683 fëmijë gjegjësisht se Koalicioni ka kryer 38 sulme ndaj shkollave dhe spitaleve në Jemen.

Në listë janë edhe forcat qeveritare të Jemenit, të mbështetur nga koalicioni dhe lëvizja e kryengritësve huthët.

Koalicioni mohon se me qëllim i sulmon civilët ose infrastrukturën.

“Më shumë se 8.530, nga të cilët 60 për qind civilë janë vrarë, ndërsa 48.000 janë plagosur në sulmet ajrore dhe luftërat në terren nga marsi i vitit 2015”, thekson KB-ja.

Forcat qeveritare të Jemenit, kryengritësit huthë dhe grupi xhihadist Al Kaeda në gadishullin arabik tani më për të dytin vit me radhë janë në listë.