Katër persona kanë humbur jetën gjatë një zjarri në një rafineri të naftës në qytetin Këstov në rajonin rus, Nizhnji Novgorod.

Një përfaqësues i kompanisë në një deklaratë për TASS, ka theksuar se katër të vdekurit me siguri janë të punësuar në ndonjë firmë furnizuese e cila bashkëpunon me rafinerinë.

Shkaqet për zjarrin tash për tash nuk janë komunikuar.