Të paktën katër persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të harkut në një minierë për qymyr në provincën juglindore turke Sirnak.

Sipas një përfaqësuesi të udhëheqësisë së minierës, gjatë incidentit janë lënduar të paktën tre minatorë, ndërsa tani për tani një numër i panjohur i kolegëve të tyre janë të rrezikuar në zgafellen e minierës.

Në vijim është aksioni i ekipeve të shpëtimit për të depërtuar deri te minatorët e bllokuar.

Arsyet për incidentin tani për tani janë të panjohura.