Katër të lënduar dhe gjithsej dëm material prej rreth 160 mijë denarëve janë pasojat e dy aksidenteve që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën në rrethinën e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij në aksidentin që dje mbrëma rreth orës 22 ndodhi në rrugën rajonale Tetovë – Pirrok në vendin “Pallçishka tumba” kanë marrë pjesë dy automjete motorike për udhëtarë me targa të Tetovës “golf” i drejtuar nga B.I. (20) nga Bogovina dhe “BMW” të cilin e ka drejtuar E.Xh. (24) nga fshati i njëjtë.

“Në aksident dy shoferët dhe bashkëudhëtari i “Golfit” S.M. (19) nga Gradeci i Gostivarit kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës, mirëpo pas dhënies së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak”. Dëmi material është vlerësuar 100.000 denarë”. theksoi Josifovski.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë gjithashtu mbrëmë, por një orë më vonë rreth orës 23. Atëherë një automjet motorik për udhëtarë “BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga L.S. (20) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë metalike elektrike të ndriçimit rrugor.

Nga dalja nga rruga dhe goditja shoferi ka marrë lëndime trupore,  është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, mirëpo pas dhënies së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Shkak për daljen nga rruga ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe dëmi material është vlerësuar 60.000 denarë.