Katër  persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsej gjashtë aksidente trafiku të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre janë shkaktuar dëme materiale.

Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve shtatë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, pesë shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, si dhe 14 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 56 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar të këmbësorëve, gjegjësisht në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 49 automjete.

Me rastin e shënimit të “Javës së fëmijës”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me përmbajtje nga sfera e komunikacionit dhe siguria e fëmijëve në komunikacion me fëmijët nga një grup i mesëm dhe i madh në kopshtin e fëmijëve “11 Tetori”, objekti “Butel 2” i cili ndodhet në rajonin e Komunës së Çairit